Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë, gjatë ditës së sotme ka bërë dy kallëzime penale ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, raporton Llapi.info.
Pas kallëzimit penal që kjo parti i ka bërë Veliut për mbajtjen në punë të një punonjësi të shërbimit civil, VV ka bërë padi ndaj të parit të Podujevës edhe “për shkak të shkeljes të 41 paragrafi 1 dhe 2 të Kushtetutës për të Drejtën e Qasjes në Dokumente Publike, nenit 1, 7 paragrafi 8 dhe nenit 13 të Ligjit nr.03\L-215 për Qasje në Dokumente Publike”
“Me datën 24.08.2018 në Zyrën e pranimit të Administratës Komunale janë dorëzuar dy kërkesa për qasje në dokumente publike, e para për qasje përmes qasjes me dorëzim të një kopjeje të Kontratës për riparimin e rrugëve të asfaltuara-sanimi i gropave sit II-2017, (cilat rrugë) dhe e dyta për dorëzim të një kopjeje të Kontratës për rekonstruimin dhe asfaltimin e rrugës “Zahir Pajaziti” sit 2-2017 me dëshmi se ka qenë e planifikuar”, thuhet në kallëzimin e dytë të VV-së./Llapi.info