Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e kësaj partie.
Në njoftim e VV-së thuhet se Lahu dhe Azemi janë përjashtuar nga VV-ja me vendim të komisionit disiplinor, i cili është marrë, më 10 mars.
“Dy anëtarë të grupit parlamentar të Kuvendit Komunal në Prishtinë janë përjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, me vendim të komisionit disiplinor të lëvizjes. Vendimi i parë është marrë më 10.03.2025. Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në lëvizje!”, është thënë në njoftimin e VV-së.
Reagimi vjen pasi dy asamblistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së.
Para seancës së sotme të Kuvendit Komunal, Lahu dhe Azemi janë pozicionuar si të pavarur.