Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka përkujtuar dhe ka vendosur foton e legjendës Fadil Vokrri në objektin e Postës në Sheshin e Dëshmorëve, njofton Llapi.info
Në komunikatën e LVV thuhet se Fadil Vokrri përveç që ishte futbollist, ai ishte edhe ambasador i sportit që përfaqësonte Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Më poshtë komunikata e plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë, përkujton dhe nderon legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.
LëvizjaVETËVENDOSJE! në Besiane, sot e kujton dhe e çmon kontributin e dhënë nga futbollisti Llapjan, Fadil Vokrri. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar dhe me një karriere të bujshme personale, ai gjithashtu ishte edhe ambasador i sportit që përfaqësonte Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së legjendës, Fadil Vokrri.