Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë për nder të Ditës së Fëmijëve ka shpërndarë dhurata për fëmijët e çerdhes së qytetit të Podujevës “Armela”, njofton Llapi.info
Për hir të kësaj dite, këtij aksioni iu përgjigjen kryetari i kësaj dege, Bajram Ajeti, këshilltarë e aktivistë të tjerë të kësaj partie.
Këshilltarja e VV-së, Lirika Maliqi u shpreh se fëmijëve të Komunës së Podujevës iu mungojnë kushtet elementare në çerdhe.
“Për nder të Ditës së Fëmijëve, Vetëvendosje ka vendosur të i vizitoj dhe të shpërndaj dhurata për fëmijët e çerdhes “Armela”. 1 Qershori na kujton të drejtat dhe obligimet që i kemi ndaj fëmijëve. Andaj pushteti aktual nuk i ka shumë në konsideratë këta fëmijë. Mungojnë hapësirat sportive për ta, nuk kanë parqe e as siguri që janë në kompetencë të komunës” ka thënë Lirika Maliqi.
Tutje Maliqi shtoi se Vetëvendosje do të angazhohet që tu lehtësohet shkollimi e arsimimi fëmijëve të kësaj komune.
Ndryshe, Vetëvendosje ka mbajtur aksion edhe tek çerdhja në rrugën “Skënderbeu” e cila nuk është hapur tash e 16 vite duke vendosur edhe pankartën “O Agim, e ke harru çerdhen!/Llapi.info