Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se procesi i emërimit të anëtarëve të KQZ-së është duke u zvarritur qëllimshëm nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Në një konferencë për media, thirrur nga përfaqësues të Vetëvendosjes, ata kanë apeluar që sa më parë të zhbllokohet funksionimi i komisionit të zgjedhjeve në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhje.