Sot raportohet se ka vrarë vetën Sokol Halili, i cili dyshohet se të mërkurën vrau ish-bashkëshortën e tij shtatëzënë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arritur që ta lokalizoi vendndodhjen e Sokol Halilit, i cili të mërkurën ka vrarë ish-gruan e tij në oborrin e QKUK-së.
Insajderi ka siguruar një audio inçizim teksa degjohet motra e viktimës, duke kërkuar faktet që Sokol Halili ka vrarë vetën.
Ajo degjohet duke thënë ‘le të ma bjen kufomën e tij këtu, kqyre se çka bëjë’
“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa I bëjë, mua më thuje nërsy”, ka thënë ajo.