Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor nëpër shumë akse rrugore, shkruan Llapi.info.

Në fshatin Gllamnik, sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, një veturë ka dalë matanë rrugore kryesore.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar – përveç dëmeve të vogla materiale.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm ka ndodhur edhe një aksident tjetër, përkatësisht në fshatin Peran.

Atje janë përfshirë dy automjete, ku është raportuar edhe për persona të lënduar.

Policia ka bërë apel tek ngasësit që të jenë të vëmendshëm në këto kushte atmosferike.

 

 

 

 

 

/Llapi.info/