Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:09 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në afërsi të Supermarketit Agnesa, njofton Llapi.info.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i moshës rreth 60-vjeçare i cili përderisa ishte në lëvizje me biçikletë u godit nga një veturë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Stacioni Policor në Podujevë, sipas të cilëve një veturë e ka goditur një biçiklist rreth orës 18:09, ndërsa biçiklisti ka marrë lëndime të lehta.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë raportuar se i lënduari ka marrë lëndime të lehta trupore”- ka thënë ndër të tjera Policia e Podujevës për Llapi.info.

Llapi.info ka kontaktuar edhe me Qendrën Emergjente në Podujevë, ku mjeku kujdestar ka njoftuar se gjendja e të lënduarit është stabile.

“I lënduari është në trajtuar këtu në Qendrën Emergjente dhe gjendja e tij është stabile” tha ndër të tjera mjeku kujdestar.

Para dy ditësh në po këtë rrugë një autobus ka goditur një biçiklist i cili nga kjo goditje ka marrë lëndime të rënda trupore./Llapi.info
aksidenti1 aksidenti