Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Pas lëndimeve që mori në aksident, ajo është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.