Një person ka pësuar lëndime trupore dje në ora 8: 51 minuta në qytetin e Podujevës pasiqë i njëjti është goditur nga një veturë, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, personi i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij dyshohet se nga shpejtësia e lartë e cila nuk përputhet me kushtet e rrugës dhe pakujdesia e ka goditur këmbësorin.
Si pasojë e këtij aksidenti, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe me ç’rast edhe i është dashur të kërkoj ndihmë mjekësore në QKUK në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë. Lidhur me këtë aksident, PK- ja nuk ka dhënë detaje nëse i dyshuari është arrestuar apo i është konfiskuar patentë shoferi./Llapi.info