Një biçiklistë i moshës 29-vjeçare është goditur sot rreth orës 11:00 nga një veturë në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” dhe rrugës “20 Qershori”. Lajmin për aksidentin për “Llapi.info” e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi.

Sipas Bislimit, një veturë ka goditur një ngasës të biçikletës. Viktima ka marrë trajtimin mjekësor. Me rastin është duke u marr trafiku rajonal”, ka thënë Bislimi për Llapi.info

Llapi.info ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë, i cili ka thënë se i lënduari ka marrë lëndime të lehta në këmben e djathtë. Pas tretamit mjekësor ai është liruar për në shtëpi./Llapi.info