Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Komunën e Podujevës, ku një veturë ka goditur një këmbësore, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësore (femër).
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila më pas është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e veturës dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info