Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh, ka njoftuar se të shtunën në Merdare-Podujevë, drejtuesi i një veture ka goditur një djalë të mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa shoferi është arrestuar.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton LLapi.info..

Njoftimi i plotë:

Merdare, Podujevë 22.07.2017 – 15:55. Një mashkull K/Shqiptar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke lëvizur në rrugë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës i dyshuari K/Shqiptar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.