Një fëmij 7-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Për këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e veturës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”.

7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Ahmeti.

Ngasësi i veturës, 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.

“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, konfirmon Ahmeti.