Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 16:30 në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veture e tipit BMW, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori V.M. mashkull 65 vjeç i cili nuk ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë Rajonale, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se policia e ka arrestuar ngasësin e veturës E.B 25 vjeçar.