Foto ilustrim

Të shtunën mbrëma, dy persona janë goditur skaj rrugës në Podujevë, konkretisht në rrugën që lidh Merdaren me qytetin, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se dy personat janë goditur rreth orës 21:00 nga prapa, skaj rrugës pasi që në atë pjesë nuk ka trotuar.

Dy të rinjtë kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa njëri prej tyre është duke vazhduar të marrë tretman mjekësor në QKUK.

Siç mëson Llapi.info, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por që rasti s’është raportuar nëpër raporte të PK-së, edhe pse i njëjti ka ndodhur të shtunën e kaluar./Llapi.info