Dy vetura zyrtare me targa 3Z janë fotografuar sot rreth orës 11: 20 minuta në trotuarin pas Postës së qytetit në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Këto dy vetura kanë qëndruar të parkuara për më shumë se një orë në këtë hapësirë për këmbësorë duke penguar kështu qarkullimin e lirë të tyre.

Përveç veturave zyrtare këta trotuar siç shihet edhe në fotografi janë të bllokuar edhe nga vetura tjera të banorëve të këtij qyteti.

Kujtojmë se vendparkimi për vetura është pak metra larg këtij trotuari./Llpi.info