Screenshot

Gazeta serbe pro-regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, “Informer” ka publikuar një video, ku pretendohet se shihet Faton Hajrizi, tashmë i vrarë nga shteti serb, pasi vrau një polic dhe plagoi një polic tjetër.

Në video shihet teksa Hajrizi ecën ngadal e me vështirësi, që më shumë gjasë mund të ishte i plagosur.

Në video, ai shihet teksa merr në shfrytëzim një bicikletë.