Një ish-efektivi i policisë së shtetit me iniciale Gj.N. është kanosur me armë zjarri nga dy persona.
Ngjarja e rëndë, sipas TCH, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Shëngjinit.
Të njëjtat burime raportojnë se 2 persona me inicialet E.M. dhe E.S., të dy banues në këtë qytet janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë.
Përleshja fizike zgjat për disa sekonda dhe më pas të rinjtë nxjerrin armën.
Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë dy djemtë që të kanosin ish-efektivin, por dyshohet se shkak është bërë një parkim makine.