Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Një person i vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci tragjik pas një përplasje mes një autobusi dhe veture.

Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30.

Ndërkohë, sinjalizuez të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e dëmtuar rëndë pas përpasjes me autobusin.