Dy lopë janë vjedhur në një familje në fshatin Bellopojë të Podujevës.

Rasti është raportuar në polici, por që deri më tani nuk kanë arritur ta zbardhin rastin.

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre, pasi që dëmi financiar për ta është i madh, për shkak që mbijetonin me mbajtjen e këtyre dy lopëve.

Ata i kanë dërguar edhe fotografitë se si duken ato.