Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Llozhan të Pejës, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje pune.

Dy të dyshuarit, njëri shqiptar dhe tjetri ashkali, mendohet se kanë vjedhur mjete pune në vlere prej 2500 euro nga një shqiptar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.