Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Zëvendësministri i Arsimit, Agim Bërdynaj dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot kanë vënë gurëthemelin e shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Bajçinë.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar me rastin e vënies së këtij gurëthemeli tha se realizimi i këtij projekti është mjaftë i rëndësishëm për arsimin e këtij vendi.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë so të do të fillojmë relizimin e projketit të randëishëm për ju, të rëndësishëm për Kosovës, për Komunën e Podujevës, por i një rëndësie të veçantë për arsimin” tha ai duke shtuar se nëse zhvillohen punimet sipas planifikimeve së shpejti ju do të keni edhe hapësira sa më të mira për mësim si dhe aktivitete kulturo-sportive.
Ndërsa, Zëvendësministri i Arsimit, Agim Bërdynaj tha se me ndërtimin e infrastrukturës do të krijohen edhe kushte më të mira për zhvillimin e plan-programeve profesionale duke kujtuar se pas rezultateve të PISA- s Qeveria ka marrë hapa më radikal në këtë fushë.
“Unë jam i nderuar që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të marrë pjesë në këtë gurëthemel. Qeveria e Kosovës tanimë ka marrë hapa pak më radikal për shkak të rezultateve pa fajin e mësuesve dhe të nxënësve që nuk na kanë dalë mirë që të krijojmë kushte prej infrastrukturës, të plan-programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe gjitha kërkesave që ju keni që ne ta bëjmë një arsim sa më cilësor” tha Berdynaj.
Kurse, pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu tha se ndërtimi i kësaj shkolle ka qenë mese i nevojshëm për nxënësin e këtij fshati pasi që këta nxënës deri më tani kanë qenë në një objekt i cili është ndërtuar në vitet ’47.
“Jemi këtu në këtë ngjarje të shënuar për ju, për ne, sepse sot po e fillojmë ndërtimin e një objekt shkollor i cili ka qenë ma se i nevojshëm për arsye se nxënësit e Bajçinës ende janë në hapësira të pamjaftueshme në një objekt të vjetërsuar që është ndërtuar në vitet ’47 diku edhe i cili nuk i plotëson kriteret për të zhvilluar procesin edukativo-arsimor mësimdhënien dhe mësimnxënien si një prej kritereve, pastaj për të pasur cilësi” tha Veliu.
Veliu gjithashtu shtoi se kërkesat tona për ndërtimin e këtij objekti shkollorë kanë qenë me vite por ajo qe sot është me rëndësi sipas tij, është ngritja e cilësisë së arsimit.
“Unë dëshiroj që ky objekt të ndërtohet më shpejt sesa që ka qenë koha e pritjes për ta filluar sepse kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme me vite, kemi prit gjatë që të jemi në këtë ceremoni të fillimit të punimeve, po shpresoj që do të ndërtohet sa ma shpejt në mënyrë që nxënësit të kenë hapësirat e mjaftueshme, pastaj për të kërkuar edhe nga nxënësit edhe nga mësuesit ajo që është më e rëndësishmja sot për ne ngritja e cilësisë në arsim” tha Veliu.
Ndërtimi i këtij objekti shkollor financohet nga Qeveria e Kosovës, kurse projekti administrohet nga Ministria e Administratës Publike./Llapi.info