Shëtitorja e cila u hap në fillim të korrikut e cila pritet të jetë e hapur deri më 31 gusht, në mbrëmje është e mbushur nga qytetarë të shumtë, shkruan Llapi.info
Të moshuar, të rinj e fëmijë frekuentojnë në qendër të Podujevës në rrugën “Zahir Pajajziti”.
E këtë shëtitore e hijeshojnë më shumë edhe mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime gjatë sezonës së verës.
Ata shprehën të lumtur që janë ne vendin e tyre, duke treguar se ardhja deri në vendlindje ka qenë e vështirë për disa, sidomos pritja në pikë kalimin kufitar në Merdare.
Ndërsa, Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në Podujevë, Donikë Sfishta, ka thënë për media se në Podujevë për nder të Ditës së Diasporës në Podujevë do ketë aktivitet të ndryshme.
“Gjatë muajve korrik-gusht në Komunën tonë organizohen aktivitete të shumta. Në kuadër të Ditës së Diasporës është një manifestim që organizohen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, që do të mbahen në qytetin e Podujevës”, ka thënë ajo.
Ndërsa kujtojmë, se përgjatë një muaji një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët që preferojnë ecjen dhe shëtitjen./Llapi.info