Deri në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme më ftohtë.
Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të sjellin mot më të ftohtë dhe të reshura shiu.
24.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
25.08-26.08 – Në fundjavë mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielën mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.08 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave.