Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit moti do të jetë me shi dhe stuhi të fuqishme.
Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, transmeton Indeksonline.
“Ne këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stada të ndryshme të troposferës do të mbaj mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme. Stuhitë do të përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius, kurse do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s.