Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë, një femër është detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së vet, pasi kjo e fundit është kërcënuar nga një letër. Ngjarja ka ndodhur në Rr. “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me këtë rast.
Po ashtu, policia e rajonit të Podujevës, raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje në një dyqan në fshatin Bradash të Podujevës.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar shtatë gjoba për kundërvajtje./Llapi.info