Policia, hetuesia dhe personat e tjerë përgjegjës vazhdojnë edhe më tutje të qëndrojnë në fshatin Novosellë të Pejës, aty ku sot në orët e pasditës ndodhi një vrasje mes anëtarëve të familjes.
Faton Brahimaj qëlloi për vdekje nga larg djalin e axhës së tij, Bashkim Brahimajn, 74 vjeçar, përcjell GazetaBlic.
Siç mëson Indeksonline, viktima u qëllua nga një distancë prej 100 metrash, ndërsa në momentin fatal pranë viktimës të pranishëm ishin gruaja dhe fëmijët e tashmë të ndjerit.
I gjithë rasti thuhet të ketë ndodhur për shkaqe pronësore.