Një mërgimtar nga Podujeva ka humbur jetën në aksidentin e sotëm tragjik në Kroaci, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info mësojnë se viktima është Sevdail Rrustemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës. Përveç tij, edhe tre llapjanë tjerë janë të lënduar nga po ky aksident.
Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.
Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime./Llapi.info