Viti i Ri 2024, ka hyrë edhe në Australi.

Në momentin kur atje u shënua mesnata në Sydney, u lëshuan fishekzjarre.

Shfaqja ndriçoi qiellin mbi urën e portit të këtij qyteti, ndërsa mijëra njerëz e shikonin nga poshtë.

Kjo zgjati më shumë se 10 minuta, i shoqëruar me laser dhe mjete piroteknike të lëshuara nga disa prej monumenteve ikonike të qytetit, raporton Sky News