Pas ashpërsimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është kritikuar për një ndejë ku ka marrë pjesë gjatë muajit mars, raporton Gazeta Express.

Në disa fotografi të publikuara në media, Vitia shihej në një ndejë me sharkia, ku shiheshin shumë persona.

Për këtë ndejë, ku Vitia ka shkelur masat Anti-COVID, ka folur sot ai.

Vitia ka thënë se asgjë nuk e shfajëson atë me veprimin që ka bërë dhe as ai dhe askush nuk duhet të rrezikoj shëndetin publik.


Ai ka thënë se në ndejë ka marrë pjesë gjatë fillimit të muajit mars.

“Ishte një ndejë në fillim të marsit ku kam qenë me disa miq dhe familjarë në një kohë kur kanë qenë disa masa tjera. Pavarësisht kësaj kjo nuk më shfajëson mua dhe as unë e askush tjetër nuk duhet të rrezikojë shëndetin publik”, ka shtuar ai.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e marra kundër COVID-19 dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.