Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masa të reja në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren.

Vitia theksoi se ka konfirmime edhe nga kompani të tjera për ardhjen e vaksinave të Kosovës.

“Me ardhjen në qeveri kemi intensifikuar këtë punë dhe jemi në rrugë të mirë, sepse kemi edhe konfirmimin nga kompani të tjera, që besojmë se do të përfundojmë me sukses. Sado që është lajmi mirë që po arrijnë vaksinat, masat që janë në fuqi dhe që do të merren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren, është e rëndësishme të respektohen nga ne dhe të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar më herët, fillon me personel shëndetësor dhe do të vazhdojë me personat mbi 80 vjeç, janë diku 30 mijë persona mbi 80 vjeç”, tha Vitia në seancën plenare, që po mbahet në Kuvend.