Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka vlerësuar se situata me pandeminë në vendin tonë është mjaft shqetësuese, ndërsa ka kërkuar që të respektohen masat.

Vitia ka thënë se masat aktuale kundër pandemisë mund të plotësohen me masa tjera shtesë duke u bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend, transmeton Zeri.info.

Të gjitha këto ai i tha gjatë takimi që ka pasur sot me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Në këtë takim, Ministri Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar për situatën rreth COVID-19 në Kosovë, për të cilën është vlerësuar se është shqetësuese dhe kërkohet respektim i masave në fuqi, pa e përjashtuar edhe plotësimin e këtyre masave me të tjera, duke u bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në takim është theksuar se pandemia ka përkeqësuar situatën, përveç në rrafshin shëndetësor edhe në atë ekonomik e social.