Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Qeveria Kurti për 50 ditë ka bërë më shumë se 5 muaj ish-Qeveria Hoti.

Ai tha se deri në fund të këtij viti do të vaksinohen deri 60% e qytetarëve.

“Në anën tjetër hap i domosdoshëm dhe urgjent aktualisht është sigurimi i vaksinave dhe procesi i vaksinimit do të mbulojë 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021. Janë duke u hartuar udhërrëfyesit dhe protokollet për pacientët me COVID-19 e këto protokolle të hartuara më herët ka futur në to edhe barna që kanë qenë në nivel të testimit, që është shkelje dhe s’është dashur”.

“Për me qenë akoma më problematike nuk është bërë fare testimi i tyre dhe si rrjedhojë qytetarët kanë paguar me qindra euro nga barnatoret nga xhepi i tyre për të ndihmuar familjarët e tyre që kanë qenë në institucionet tona shëndetësore. Prandaj protokollet dhe udhërrëfyesit e rinj do të buxhetohen në lidhje me barnat medicionale antiCOVID. Qëllimi është të ndalohet varfërimi i qytetarëve dhe pagesat nga të ardhurat e tyre”, tha ai.