Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Ai ka thënë se vaksina që po ju jepet punëtorëve shëndetësorë dhe qytetarëve është e sigurtë dhe nuk ka efekte serioze.
Përndryshe, Vitia ka treguar që nga 8 prilli do të fillojë edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.
“Nga data 8 e këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Vaksinimi po shkon shumë mirë. Qendrat e vaksinimit po vazhdojnë të bëjnë vaksinimin. Nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjenteve tjera dhe presim shumë shpejt që ky kontingjent të vie. Vaksina është e sigurt, nuk ka efekte aspak serioze në asnjë prej atyre që e kanë marrë vaksinën”, ka thënë ai.
Vitia ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.