Në fshatin Vitomoricë të Pejës të shtunën rreth mesditës një person ka marrë plagë prej një mjeti të mprehtë.
Siç njofton policia, bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve që ka eskaluar duke përfunduar me lëndimin e njërit, përcjell Klan Kosova.
Mosmarrëveshja thuhet se ka nisur pas zënkës se di të rregullohej kopshti i shtëpisë.
Viktima më pas është dërguar për trajtim mjekësorë kurse i dyshuari është intervistuar edhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.