Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Shakovicë të Podujevës, me ç’rast është vjedhur ari nga një shtëpi, njofton policia e rajonit të Podujevës.

Vlera e arit të vjedhur sipas ankuesit është 2 mijë euro.

Poashtu, një tentim vjedhje nga shtëpia ka ndodhur në fshatin Sibofc, ndërsa, një lëndim i lehtë trupor ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, ku i dyshuari mashkull ka sulmuar duar thatë viktimën femër. Të dy kanë qenë të mitur.

Në raportin e policisë së Podujevës për 24 orët e fundit raportohet edhe për një dëmtim prone në fshatin Gërdofc, me ç’rast një nxnës ka dëmtuar murin e shkollës dhe inventarin.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 14 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info