13 gjela dhe 8 pula janë vjedhur në fshatin Llaushë të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Zëdhënsja e Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Çitaku- Dibrani.

Çitaku- Dibrani ka thënë se sipas ankuesit, i cili e ka paraqitur rastin në polici, vlera e këtyre shpezëve është 340 euro.

I dyshuari është intervistuar gjatë ditës në polici./Llapi.info