Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje e pyjeve në fshatin Përpellac të Podujevës.

Sipas policisë, ankuesi e ka paraqitur rastin në polici, ndërsa, ende nuk është identifikuar vjedhësi. Policia po heton rastin.

Po ashtu, policia e Podujevës ka arritur që në 24 orët e fundit të shqiptojë 10 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info