Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë kanë ndodhur dy vjedhje, njëra në fshatin Dumnicë të Epërme dhe tjetra në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare.

Policia njofton se në fshatin Dumnicë të Epërme janë vjedhur kabllot e rrjetit të antenës Vala. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Ndërsa, në QKMF në Podujevë sipas policisë është vjedhur një kulet me para.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë është raportuar për një përdorim të armës dhe mjetit të dyshimt. Sipas policisë, ankuesi ka paraqitur rastin në polici duke thënë që i dyshimit i’a ka drejtuar armën. Arma nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgaditjet sipas planit operativ për manifestimin e ditës së dëshmorëve dhe të rënëve në komunën e Podujevës./Llapi.info