FOTO ILUSTRUESE
Të martën karvanit të vjedhjeve të rënda në Podujevë, i është shtuar edhe një në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Burime të Llapi.info brenda Policisë së Kosovës, kanë treguar se edhe kjo vjedhje ka ndodhur në kohë të iftarit.
Dyshohet se njësoj sikurse në shumicën e vjedhjeve që ndodhën kohëve të fundit në vend, edhe në këtë në Gllamnik, ka ndodhur vjedhje të parave dhe stolive të arit.
Ndërsa, Llapi.info ka raportuar për shumë vjedhjeve të kryera kohëve të fundit – në mesin e tyre edhe në dy shtëpi në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë.
Aty shihen pamje teksa hajnat hyjnë në shtëpitë për ta kryer vjedhjen.