Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmë në fshatin Halabak të Podujevës, raporton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, derisa viktima ka njoftuar në Polici se në podrumin e shtëpisë së tij janë vjedhur disa vegla pune. Policia e ka cilësuar rastin si ‘vjedhje e rëndë’.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur nga podrumi i shtëpisë janë vjedhur disa vegla pune. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti po hetohet nga njesitet policore”, ka njoftuar PK./Llapi.info