Vjedhjet po vazhdojnë të jenë dukuri mjaft shqetësuese edhe për qytetarët e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Rasti më i freskët ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në këtë qytet, të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, në një shtëpi janë vjedhur stoli ari.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares së shtëpisë së tij dhe kishin vjedhur stoli ari”, thotë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Ndërkohë, duhet potencuar se vetëm përgjatë vitit 2019, në qytetin e Podujevës kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info