Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që brenda një shtëpie janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
“Podujevë 17.04.2021-18:20-20:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se nga person-a të panjohur i është hapur me forcë dera e hyrjes së shtëpisë së tij e cila ishte pa përkujdesje dhe sipas ankuesit i janë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info