Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, për vjedhje të rënda në një objekt.
I arrestuari ka qenë si sigurim i objektit ku dyshohet se ka lejuar persona të panjohur të hynë në objekt për të vjedhur kasafortat dhe gjësende tjera brenda objektit, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe se hetimet vazhdojnë