Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas Policisë së Kosovës, hajnat kanë depërtuar brenda një banese.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga banesa e tij e cila është hapur me forcë, i janë vjedhur para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës, pa dhënë as edhe një detaj shtesë.

Duhet theksuar se vjedhjet e rënda janë shpeshtuar muajt e fundit edhe në rajonin e Llapit. Dhjetëra shtëpi janë thyer nga hajnat, me ç’rast janë vjedhur mijëra euro të gatshme dhe stoli ari. Përkundër kësaj, Policia e Kosovës deri më tani s’ka bërë të ditur për ndonjë person të dyshuar të arrestuar./Llapi.info