Java e dytë e muajit korrik në Podujevë s’ka kaluar pa incidente të ndryshme. Brenda shtatë ditësh, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona në këtë Komunë, njofton Llapi.info.
Kësisoj, dy persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë në një market në fshatin Lluzhan. Të njëjtit kanë depërtuar brenda dyqanit, me ç’ rast kanë vjedhur kasafortën me para, paketime me cigare dhe dokumente të ndryshme.
“Fsh. Lluzhan, Podujevë 09/10.2019 – 23:00-06:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur një kasafortë me monedha, cigare të ndryshme dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Të mërkurën në këtë Komunë në rrugën “Bekim Lushaku”, rreth orës 12:00 është arrestuar një person i kërkuar. Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
“Rr. Bekim Lushaku, Podujevë 10.07.2019 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull k-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës”, thotë PK.
Policia e Kosovës ka raportuar se në Podujevë, në mesnatë ka pasur të shtëna me armë zjarri
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se persona në një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.07.2019-00:05. Është raportuar se person-a të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri ajër dhe janë laruar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK./Llapi.info