Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje në rrugën “Brigada” në Podujevë, me ç’rast është vjedhur një kompresor dhe shtatë kompleta çarshafësh.

Policia njofton se ankuesi e ka paraqitur rastin në polici sot në mëngjes dhe ende nuk ka të dyshuar.

Një rast tjeter ka ndodhur në fshatin Letanc të Podujevës, ku është raportuar për një armëmbajtje pa leje. Policia ka arritur të konfiskoj një armë të tipit AK 47.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë, gjegjësisht në rrugën “Zahir Pajaziti” ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast dy vetura janë ndeshur me njëra – tjetrën. Sipas policisë, të lënduar në njerëz nuk ka, ndërsa dëme materiale po.

Policia e Podujevës gjatë ditës së djeshme ka arritur të shqiptojë 9 gjoba për kundërajtje./Llapi.info