Foto ilustrim

Janë arrestuar tre të dyshuar në Podujevë pasi që gjatë kontrollimit në veturë, u janë gjetur disa mjete pune që dyshohet se janë vjedhur, njofton Policia, transmeton Llapi.info

Gjate intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se mjetet i kanë vjedhur.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info