Një vjedhje ka ndodhur dje në ora 16:20 në rrugën “Skëndërbeu”, gjegjësisht në lokalet e ETC-së në Podujevë, ku janë vjedhur gjëra të ndryshme me vlerë 90 euro, njofton Zona Operative e Podujevës.

Sipas policisë, janë identifikuar dy persona të gjinisë mashkullore të moshës madhore, të cilët me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt gjyqësore./Llapi.info